E rëndë: Vdes një person pas të shtënave në Aktash
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave një person ka vdekur.
Dyshohet se edhe tre persona janë plagosur.
Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.
Siç mëson Gazeta Sinjali, Policia e ka ndjekë një motor në të cilin dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar, por te njëjtit kanë arritur të ikin.
Tashmë Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.