KryesoreLajme

E rëndë: U lëndua nga arma e zjarrit, vdes gruaja nga Mitrovica

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Mitrovicë, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se një grua fillimisht eshte gjetur e lënduar nga arma e zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse për të hetuar shkaqet, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, deklaron Policia.