KryesoreLajme

E rëndë: Një grua hedhet nga ndërtesa në Fushë Kosovë, dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot ku një grua dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj, duke u hedhur nga një ndërtesë në rrugën “Arbëria” në Fushë-Kosovë., raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur rreth orës 14:20 dhe e njëjta është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

“Sot rreth 14:20, kemi pranuar informatën se në rrugë “Arbëria” në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Personi i lënduar (femër), menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.