Lajme

E rëndë: Në ditën e parë të shkollës sulmohet me thikë një nxënës në Prishtinë (VIDEO)

Një incident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, më konkretisht në lagjen “Dardania”, në rrugën “Sadik Zeneli”, ku një person është parë i plagosur i shtrirë në tokë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, dyshohet se një person është therur me thikë dhe viktima është një nxënës i një shkolle.

Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet tashmë prezenca e policëve dhe e ambulancës.

Sinjali mëson se ndihmën e parë ai e ka marrë fillimisht nga disa persona që kanë qenë afër ngjarjes, deri në arritjen e ambulancës, teksa ai më pastaj është dërguar në spital.