E rëndë, ndërron jetë edhe bashkëshortja e Benjamin Lajqit nga Peja, u aksidentuan në Rozhajë
Një aksident i rëndë trafiku tronditi mbrëmë Rozhajën.
Aksidenti që ndodhi mes dy veturave, mbrëmë rreth orës 21:20, i mori jetën të riut nga Peja, Benjamin Lajqi.
Pasagjere në veturën e Benjaminit ishte edhe bashkëshortja e tij, Sabina Lajqi, e cila deri çaste më parë po luftonte me vdekjen.
Gjendja e Sabinës u raportua të jetë e rëndë, teksa burime të IndeksOnline pohojnë se ajo nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra nga ky aksident.
Më poshtë pamje nga aksidenti i shkaktuar nga pakujdesia në trafik./IndeksOnline/