Lajme

E rëndë: Ndërron jetë 19-vjeçari që u godit nga vetura mbrëmë

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Arllat të Drenasit, ku një veturë kishte goditur një këmbësor. I riu ishte dërguar me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë si pasojë e aksidentit.

Sipas njoftimit të Policisë, vitkima ka ndërruar jetë në spital.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësor i cili është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajmi në përditësim…