KryesoreLajme

E rëndë: Ky është 87-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në qytetin e Gjilanit, ku kryefamiljari i familjes Osmani është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Vehbi Osmani, 87-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, për shkak se i moshuari dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me familjarët e të ndjerit, sipas të cilëve, i moshuari vuante nga probleme shëndetësore dhe ishte me terapi.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet të ketë kryer vetëvrasje, pasi është gjetur i varur në litar dhe me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Njoftimin mortor e kanë dhënë edhe familjarët, të cilët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do te bëhet sot me namazin e drekës.