E rëndë: Ky është 49-vjeçari që vdiq fatalisht pasi ra nga kulmi në Mushtishtë të Suharekës
Një aksident tragjik ka ndodhur ditë më parë në fshatin Mushtishtë të Suharekës, ku një burrë humbi jetën si pasojë e një lëndimi të rëndë trupor në vendin e punës.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 18 qershor 2025, rreth orës 12:00, në shtëpinë e një qytetari në ndërtim, ku disa punëtorë privatë ishin duke kryer punime në kulm.
Gjatë vendosjes së dërrasave, njëri prej tyre, Agim Ramadani, 49-vjeçar nga fshati Sallagrazhdë, ka rënë nga lartësia në tokë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Fillimisht ai ishte në gjendje të vetëdijshme dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit nga ekipi emergjent i QKMF Suharekë.
Por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta mbajtur në jetë, më 23 qershor 2025, rreth orës 22:00, Ramadani ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm në Prishtinë.
Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetimet rajonale të Policisë në Prizren janë duke u marrë me rastin.