Lajme

E rëndë: Humb jetën nxënësja e shkollës “Hasan Prishtina”

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në familjen Hoti, pasi familjarja e tyre ka ndërruar jetë.

Jeta Hoti, nxënësja e shkollës “Hasan Prishtina”, ka vdekur pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë.

Për lajmin e hidhur kanë njoftuar familjarët, të cilët kanë treguar se e reja do të varroset nesër në ora 16:00 në varrezat e lagjes Hoti në Vajnikë.