KryesoreLajme

E rëndë: Gruaja nga Ferizaj humb jetën pasi konsumoi lëndë toksike në shtëpinë e saj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Ferizaj, ku një grua ka humbur jetën pas konsumimit të një lënde toksike.

Sipas burimeve të besueshme të Gazetës Sinjali, rasti ka ndodhur rreth orës 09:20 në rrugën “Astrit Bytyqi”, respektivisht në fshatin Rakaj, ku viktima Selbje Tahiri, rreth 51-vjeçare dyshohet se ka konsumuar lëndë higjienike me përmbajtje kimike.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësia emergjente dhe patrulla policore, të cilat i kanë ofruar ndihmën e parë dhe më pas e kanë transportuar fillimisht në Spitalin e Ferizajt, e më pas në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtejmë.

Njësitet përkatëse të hetimeve dhe forenzikës rajonale kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes, ku në banjë janë gjetur dy shishe detergjent “Proline Profesional” për pastrimin e gypave të kanalizimit, për të cilat dyshohet se janë përdorur nga viktima.

Sinjali mëson se fillimisht, rasti ishte kualifikuar si tentim vetëvrasje, por rreth orës 12:45, autoritetet janë njoftuar nga QKUK se viktima kishte ndërruar jetë. Pas kësaj, prokurori kujdestar, ka urdhëruar që rasti të rikualifikohet si “Vetëvrasje”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Me autorizim të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore