Lajme

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Fushë Kosovë, ku një grua u gjet pa shenja jete. Hetimi për vdekjen e saj tashmë ka nisur, ndërsa trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion

Nga Policia kanë bërë të ditur se viktima është gjetur në rrugën “Hysen Xhakolli’, ku edhe është konstatuar vdekja e saj – teksa s’dihen akoma detajet e tjera.

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit” – thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin.