E rëndë: Gjendet e vdekur një grua në Prizren, Policia po e heton si vdekje e dyshimtë
Mëngjesin e sotëm në Prizren është gjetur një grua e varur në garazhin e shtëpisë.
Rastin për KALLXO.com e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 04.04.2023 rreth orës 10:50 jemi informuar se në Prizren është gjet e varur një femër e moshës 51 vjeçare. Viktima është gjet nga familjarët e saj në garazhin e shtëpisë. Është ftuar emergjenca, nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e saj” – ka thënë Bytyqi për KALLXO.com.
Ai tutje ka bërë të ditur se lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal policia me të gjitha njësitë përgjegjëse dhe se në konsultim me prokurorin kujdestar janë ndërmarr veprimet hetimore.
Sipas Bytyqit, në konsultim me prokurorin rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”.
Ai ka njoftuar se në ora 14:00 me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.