E rëndë: Gjendet e vdekur një femër në Obiliq
Një femër është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Obiliq.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës dhe rasti është iniciuar si “Trup i pajetë”.
Po ashtu, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në obduksion.