E rëndë: Edhe një vajzë nga Kosova në mesin e nxënësve të vrarë sot në Austri
Në mesin e viktimave të vrarë sot nga sulmi në një shkollë në Austri, tashmë është konfirmuar se është edhe një vajzë nga Kosova.
Sot në Graz të Austrisë, u vranë dhjetë nxënës në një shkollë, ndërsa klankosova.tv, mëson se në mesin e tyre, është edhe Lea Bajrami nga Vitia.
15 vjeçarja vijonte mësimet në të njëjtin institucion ku sot ndodhi krimi.