KryesoreLajme

E rëndë: Dy persona të vd*ekur nga aksidenti i tmerrshëm në autostradë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Nga ky aksident po ashtu tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe po trajtohen në spitalin e Prizrenit.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga shefi i Emergjencës Hekuran Veçgishti.

“Tre persona i kanë sjellur tek ne. Gjendja e tyre aktualisht është stabile. Ata po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor”, tha ai.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia e Kosovës, por duke mos dhënë asnjë shifër konkrete rreth numrit të viktimave.