E rëndë: 30-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës, i dërgon bashkëshortit fotografi të litarit
Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike, raporton Gazeta Sinjali.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Ferizaj, ku një grua dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj.
Sinjali mëson se 30-vjeçarja kishte dalë nga shtëpia dhe kishte vendosur që aktin e rëndë ta kryej në Parkun e Lirisë, prej ku edhe i kishte dërguar fotografi të litarit të varur në pemë bashkëshortit të saj i cili ndodhet në Gjermani. Të njëjtin e kishte lajmëruar se do të kryejë vetëvrasje.
Lidhur me rastin është njoftuar Policia, të cilët menjëherë kanë nisur kërkimet për viktimën, e cila pohonte se nuk është në gjendje ta di lokacionin e saktë se ku gjendet.
Pas disa orësh kërkime nga Policia dhe qytetarët vullnetarë, viktima është gjetur në gjendje të rënduar emocionale dhe fizike dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’.
*Inkurajojmë këdo që ndodhet në periudha të vështira emocionale apo ka mendime për vetëvrasje, të drejtohet tek institucionet e specializuara për ndihmë dhe këshillim.