Lajme

E rëndë: 25-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Drenas, la pas vajzën 5 javëshe

Dita e djeshme ishte e kobshme për familjen Smakiqi nga fshati Abri i komunës së Skenderajt. Djali i tyre, Ekremi, u nda nga jeta tragjikisht, pasi mori lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit nga rimorkio e kamionetës të cilën e kishte ngarkuar me dru, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët e të ndjerit, të cilët nuk kanë bërë të ditura ende detajet e ceremonisë mortore.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë që ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, djali ynë Ekrem Sherif Smakiqi. Për varrimin do të ju njoftojmë më kohë! E pikëllaur Familja Smakiqi!”, shkroi babai i Ekremit.

I ndjeri ka lënë pas vetes vajzën të porsalindur e cila është vetëm 5 javëshe.

“U gezuam fort kur na erdhe ne jetë, ishin kohë te veshtira, edhe nje mashkull ju shtua familjes sonë, edhe nje pushkë ma shumë tha babë xhaferi dhe gjyshi yt sinani, u rrite e u burrnove ne kullen e sinan sherif smakiqit, sot u largove nga ne fizikisht, per ne boten tjeter, na e le pas vetem vajzen 5 javeshe DEA n e vogel, e cila do te na e kujton qdo here emrin e juaj, ishe djalë i mbarë e i hareshem, i dashur per te gjithë, i paharruar kujtimi per ty vellai jonë ekrem sherif smakiqi”, shkruan një tjetër familjar i të ndjerit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas kanë bërë me dije se 25-vjeçari ishte dërguar atje pa shenja jete me ç’rast është konstatuar vdekja nga stafi shëndetësor.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’./GazetaSinjali/