Lajme

E ngacmoi një grua me fjalë dhe e preku në këmbë, arrestohet taksisti për sulm seksual në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një taksist të dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje në Prishtinë.

Sipas raportit të PK-së, viktima ka raporuar se “derisa ka qenë në veturën TAXI, i dyshuari mashkull kosovar – ngasësi, e ka ngacmuar me fjalë të ndryshme ka filluar ta prekë në pjesën e trupit (këmbë)”.

Raporti i plotë:

SULM SEKSUAL

Rr. Bill Klinton –Prishtinë 13.11.2023-19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në veturën TAXI, i dyshuari mashkull kosovar – ngasësi, e ka ngacmuar me fjalë të ndryshme ka filluar ta prekë në pjesën e trupit (këmbë). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.