Lajme

E mori veturën me qira për deri më 1 janar, mërgimtarja ende nuk e ka kthyer, policia nis hetimet!

Një person është ankuar në polici se një grua ka marrē me qita një veturë në aeroportin e Prishtinës, nga data 24 dhejtor 2022 deri më 1 janar 2023, por që ende nuk e ka kthyer.

Lidhur me këtë rast është informuar prokurori i shtetit.

Njoftimi i plotë policor:

ANP-Adem Jashari 14.01.2023-21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, e dyshuara femër kosovare me marrëveshje prej datës 24.12.2022 ka marrë me qira një veturë deri me datë 01.01.2023, por e njëjta deri më tani nuk e ka kthyer veturën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.