E mitura në Podujevë del për të blerë bukë, rrëmbehet në rrugë dhe sulmohet seksualisht
Një 16 vjeçare nga Podujeva dyshohet se u sulmua seksualisht nga 3 persona, kur e mitura kishte shkuar për të blerë bukë në një furrë të qytetit. Aty, pasi e njëjta kreu blerjen dyshohet se u rrëmbye nga një burrë i cili me veturë e dërgoi disa kilometra larg.
Ndonëse prindërit e mohojnë se një gjë e tillë i ndodhi vajzës së tyre, me rastin e vajzës me inicialet B.A që dyshohet të ketë edhe probleme psikike po merret tashti departamenti për të mitur.
Babai tregoi se e bija e tij u mashtrua në këmbim të blerjes së disa gjërave ushqimore dhe u dërgua në Fushë Kosovë, por aty sipas tij, e bija nuk u sulmua seksualisht nga askush.
Megjithëkëtë, ndryshe mori vesh klani. E mitura po dyshohet se edhe mund të jetë trafikuar atë ditë. Për këtë shkak, njësia anti-trafikim pas urdhrit të prokurorit e mori dhe e dërgoi në një strehimore.