Lajme

E mitura në Klinë që u keqpërdor seksualisht nga vëllai dyshohet se u rrah nga vëllai tjetër – Policia nis hetimet

Hetimi i rastit të tmerrshëm që u raportua në fund të muajit prill në Klinë, ku një 20-vjeçar u arrestua pasi dyshohej se ka kryer marrëdhënie seksuale me motrën 14-vjeçare, ka ngritur dyshime për dhunë në familjen e viktimës dhe të dyshuarit, raporton Gazeta Sinjali.

Në bazë të informacioneve të para, vajza e mitur e ka zbuluar para Policisë, se vëllai tjetër kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Sinjali merr vesh se deklarata e të miturës aktivizoi Policinë, me ç’rast u sigurua prezenca e të dyshuarit, i cili është intervistuar dhe u është përballur me denoncimin kundër tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vëllai i viktimës e ka mohuar kategorikisht të ektë ushtruar dhunë ndaj motrës, duke pohuar se kanë pasur vetëm mosmarrëveshje me të.

Lidhur me rastin, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është hapur rasti, ëpr të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Ndryshe, vëllai tjetër i viktimës, tashmë u arrestua më 29 prill, pasi se e ka keqpërdorur seksualisht motrën e tij në afërsi të një objekti në Klinë.