Lajme

“E lidhën këmbë e duar në bagazh”- Si babai rrëmbeu vajzën për të zhvatur paratë e ish-gruas

Detaje tepër të rënda janë zbuluar nga vrasja e 14-vjeçares në Shkup e cila u gjet e vdekur një javë pasi ishte rrëmbyer.Gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi, bëri me dije se i dyshuar kryesor në organizimin e ngjarjes është dhe babai i 14-vjeçares, i cili ka pasur rolin e informatorit.

Plani i rrëmbyesve sipas saj ishte zhvatja e parave të nënës së vajzës, e cila ishte e divorcuar dhe kohët e fundit kishte shitur një apartament.
Iljazi theksoi se pasi e rrëmbyen brenda pallatit, vajza u transportua në periferi të Shkupit, e lidhur në bagazhin e një makine, ku në rrethana që ende nuk dihen ndërroi jetë.

“Shumica prej tyre kanë pranuar fajin dhe të gjithë të arrestuarit e kanë të njëjtë versionin se si ka shkuar ngjarja. Ata pohojnë se vajza është rrëmbyer me forcë në mëngjes, në hyrje të pallatit. Është futur në makinë me forcë, i janë lidhur këmbët dhe duart dhe është futur në pjesën e bagazhit të makinës. Pastaj është transportuar në loakcionin në periferi të Shkupit, ku nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe si ka dalë situata prej kontrollit dhe është mbytur.