E la fshatin në Drenicë për të jetuar në Fushë Kosovë, por duket se qytetari bëhet pishman pasi fillon të ankohet
Shumë drenicas kanë lënë shtëpitë e tyre për të migruar në Fushë Kosovë. Por jo të gjithë janë të kënaqur me kushtet që ofron kjo komunë.
Njëri prej tyre ankohet se më mirë është infrastruktura në katune se sa aty ku tashmë jeton.
Ai thotë se është detyruar të vij në Fushë Kosovë vetëm për shkak të punës së djalit, pasi prej katunit rruga shumë e largët deri te puna.