Lajme

E kishte lënë policinë për arsye personale: Nëse është nevoja për Veriun e Kosovës, jam në çdo moment ta veshi prapë uniformën

Vigan Shabani nga qyteti i Mitrovicës, kohë më parë dha dorëheqje nga Policia e Kosovës për arsye personale.

Mirëpo, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, ka deklaruar se nëse është nevoja do ta vesh uniformën e policisë prap, transmeton “Veriu.info”.

Shabani tha se këtë do ta bënte pa asnjë pagesë apo kompenzim.

Postimi i plotë

Nese esht nevoja per Veriun e Kosoven, jam i gatshem qdo sekond ta veshi prap uniformen e Policise se Kosoves.
Pa pages dhe pa asnje lloj kompenzimi per sa kohe qe esht e nevojshme./Veriu.info