Lajme

E kërcënoi policin se do t’i hakmerret me Kanun, ky është burri nga Peja që përfundoi në ndalim policor

Dje u raportua për një sherr që dyshohet se ndodhi dje në mëngjes, në stacionin policor në Pejë, ku një person kërcënoi një zyrtar policor pasi u ftua nga Policia lidhur me një rast për të cilin dyshohet. I dyshuari e kanosi seriozisht policin, e për të mos mbaruar me kaq edhe e ka sharë e ofenduar.

Prokuroria tashmë ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Burimet e Sinjalit brenda këtij institucioni kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ilir Kelmendin, ndaj të cilit është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Kanosje”.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari Kelmendi posa ka arritur në stacion policor, e ka kanosur seriozisht zyrtarin policor (emër i njohur për redaksinë), ku ndër të tjera i ka thënë se “me Kanun kam me kry me ty…”.

Për të mos mbaruar me kaq, ai i është vërsulur policit dhe iu ka drejtuar me fjalët “Nanën kam me ta q*..”, thonë tutje burimet.

Përballë kësaj situate, zyrtarët policorë kanë intervenuar për ta vënë situatën nën kontroll, me ç’rast i dyshuari është arrestuar. Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe të ndërmerren edhe veprimet e nevojshme, brenda afatit ligjor.