E kërcënoi policin se do t’i hakmerret me Kanun, ky është burri nga Peja që përfundoi në ndalim policor
Gazeta Sinjali ka raportuar të mërkurën për një sherr që dyshohet se ndodhi dje në mëngjes, në stacionin policor në Pejë, ku një person kërcënoi një zyrtar policor pasi u ftua nga Policia lidhur me një rast për të cilin dyshohet. I dyshuari e kanosi seriozisht policin, e për të mos mbaruar me kaq edhe e ka sharë e ofenduar.
Prokuroria tashmë ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Burimet e Sinjalit brenda këtij institucioni kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ilir Kelmendin, ndaj të cilit është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Kanosje”.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari Kelmendi posa ka arritur në stacion policor, e ka kanosur seriozisht zyrtarin policor (emër i njohur për redaksinë), ku ndër të tjera i ka thënë se “me Kanun kam me kry me ty…”.
Për të mos mbaruar me kaq, ai i është vërsulur policit dhe iu ka drejtuar me fjalët “Nanën kam me ta q*..”, thonë tutje burimet.
Përballë kësaj situate, zyrtarët policorë kanë intervenuar për ta vënë situatën nën kontroll, me ç’rast i dyshuari është arrestuar. Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe të ndërmerren edhe veprimet e nevojshme, brenda afatit ligjor.