Lajme

E kërcënoi policin në Prishtinë, ky është i dyshuari që u fut në sherr për shkak të parkimit ilegal

Gazeta Sinjali ka raportuar më 3 tetor se disa zyrtarë policorë të cilët po shqiptonin disa gjoba në Drenas për shoferët të cilët kishin parkuar veturat e tyre në kundërshtim me rregullat në trafik, kanë hasur në telashe me një qytetar.

Sipas burimet brenda Prokurorisë, i dyshuari Dardan Muqiqi, 24-vjeçar, në shenjë pakënaqësie ka ofenduar dhe ka kërcënuar zyrtarin policor, duke iu drejtuar me fjalët “Do ta shohësh kush jom unë…”. e më pas e ka grisur tiketën.

Përballë kësaj situate, zyrtari policor e ka arrestuar dhe shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’.