KryesoreLajme

“E kemi kojshi, me një mexhë”, flet 14-vjeçarja që dyshohet se u dhunua për 1 vit nga 58 vjeçari

Rasti i 14 vjecares që dyshohet se u dhunua për një vit nga një burrë 58 vjeçar, tronditi Kosovën.

58 vjecari, siç e konfirmuan për gazetën online Reporteri.net nga Prokuropria Themelore e Prishtinës, është arrestuar.

Viktima e rastit, vajza 14 vjeçare për Sateliti ka treguar se 58 vjeçari është fqinj i familjes së saj.

Ajo tregon se i dyshuari e ka joshur me gjëra na dyqani të cilin ai e mbante afër shkollës së saj.

“Ai më ka kërkcënuar. Babi e ka njek atë. Edhe i ka ikë babit. Ai e ka hetu edhe ka ikë tepër larg. Të shtunën kur më ka hip me dhunë në kerr e ka pa edhe babi.”, ka rrëfyer 14 vjeçarja.

Ajo tregoi se babi i saj e ka denoncuar në Polici rastin.

“Jemi në një mexhë.”, rrefeu vajza.

14 vejçarja tha se ka treguar rastin, që të mos i ndodhë asnjë vajze tjetër.