E gjithë Mitrovica e Skënderaj mbesin pa ujë, shkak defekti në impiantin në Shipol
Qyteti i Mitrovicës dhe ai i Skënderajt kanë mbetur pa ujë që nga nata e mbrëmshme, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Para disa ditësh qytetarët u përballën me mungesa të mëdha të ujit për shkak të reshjeve të mëdha.
Kësaj radhe arsyet nuk janë reshjet e shiut, por defektet.
Ujësjellësi ka njoftuar se uji është ndalur, duke thënë se kjo ka ndodhur për shkak të një defekti.
NJOFTIMI i plotë:
Njoftojmë konsumatorë e Mitrovicës dhe Skenderajt se ndërprerja e furizimit me ujë të pijes ka ardhur si pasojë e një defekti në stabilimentet elektronike në Impiantin e ujit në Shipol.
Ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në sanimin e defektit dhe në momentin që sanohet defekti, do të rifillojmë furnizimin me ujë të pijes.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!