Lajme

E dhimbshme: Viktima e aksidentit të tragjik është një grua 46-vjeçare

Një aksident i rëndë trafiku i cili ndodhi sot në fshatin Bresalc të Gjilanit, ia mori jetën një gruaje dhe la të lënduar edhe dy persona tjerë. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia, të cilët kanë filluar hetimet për zbardhjen e detajeve të këtij aksidenti, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima e këtij aksidenti është një grua 46-vjeçare.

Ajo fillimisht u dërgua në Qendrën Emergjente të Gjilanit bashkë më dy të lënduarit e tjerë, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Por, 46-vjeçarja nuk arriti t’iu mbijetojë lëndimeve të rënda, ku edhe humbi jetën në klinikën emergjente.

Vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët e emergjencës.Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkaq rrethanat e këtij aksidenti po hetohen nga policia e trafikut.

Në aksident janë përfshirë tre vetura, ndërsa akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e dy të lënduarve të tjerë.