E dhimbshme: Vdes foshnja që u aksidentua dje në Kamenicë
Ka ndërruar jetë sot foshnja rreth 1 vjeçe që u lëndua dje në aksidentin fatal në Kamenicë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani tha se foshnja nuk ka arritur që tu përballoj plagëve të rëndë të marra nga aksidenti.
“Po, fatkeqësisht sot në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar se foshnja ka ndërruar jetë, duke mos i përballuar plagët e marra nga aksidenti. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Obduksion”, tha Osmani për Insajderin.
Nga ky aksident një 33 vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.