Lajme

E dhimbshme: U godit nga vetura ditë më parë në Fushë Kosovë, 46-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku që kishte ndodhur të hënën e 16 janarit te semaforët e shkollës ‘Mihail Grameno’ në Fushë Kosovë, kishte lënë të lënduar rëndë një grua. 46-vjeçarja që u godit nga vetura tash e dy javë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ajo nuk ka mundur që t’u bëjë ballë plagëve të rënda që i kishte marrë si pasojë e aksidentit dhe ka ndërruar jetë sot.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për Basrie Gllogu, 46-vjeçare.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.