KryesoreLajme

E dhimbshme sa s’ka më, ky është djali i hasretit që ndërroi jetë në aksidentit në Lakrishte

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në lagjen Lakrishte të Prishtinës.

Një veturë me targa të Gjermanisë humbi kontrollin duke rënë në rrugë nga rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës.


Një ditë më pas nga lëndimet e marra ndërroi jetë 17 vjeçari Altin Hyseni. Indeksonline merr vesh se viktima është nga fshati Katunishtë i Podujevës.

Altini ishte djali i vetëm i familjes, vëlla i dy motrave.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se motra e viktimës dhe i fejuari i saj janë duke u trajtuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline