E dhimbshme sa s’ka më, ky është 10 vjeçari që vdiq tragjikisht dje në Treboviq të Pejës
E diela ka qenë ditë e rëndë për familjen Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit.
Djali i tyre, Leonisi ka humbur jetë papritmas gjersa ishte mysafir tek disa familjarë në fshatin Treboviq të Pejës.
10 vjeçari dyshohet se humbi jetën duke rënë nga ballkoni i një shtëpie.
Familja Sadikaj ka njoftuar se varrimi i djalit të tyre do të bëhet sot nga ora 14:00 në fshatin Lëbushë të Deçanit