E dhimbshme për familjen Smakiqi: Ky është i riu që humbi jetën
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur sot paradite në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, ku një person ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga rimorkio e cila ishte e ngarkuar me dru.
Sinjali mëson se viktima është Ekrem Smakiqi, 25-vjeçar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas kanë bërë me dije se 25-vjeçari ishte dërguar atje pa shenja jete me ç’rast është konstatuar vdekja nga stafi shëndetësor.
Sinjali mëson se lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e dëshmitarëve të rastit, të cilët kanë deklaruar se i ndjeri duke tentuar të hip në rimorkion e kamionetës së ngarkuar me dru, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka marrë lëndime në kokë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.