Lajme

E dhimbshme për familjen Rexhepi, 49-vjeçari gjendet i varur në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Gjilan ku një burrë ka vendosur t’i japë fund jetës së tij, duke u varur në katin e dytë të shtëpisë. Ky rast ka tronditur familjen Rexhepi, të cilët të shqetësuar morën lajmin për vdekjen e më të dashurit të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Demir Rexhepi, 49-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, u konstatua se viktima ishte pa shenja jete.

Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa në vendin e ngjarjes janë bërë ekzaminimet e nevojshme nga ekipet përkatëse.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë’, ndërsa akoma nuk dihen motivet që e shtynë viktimën t’i jap fund jetës.