E dhimbshme për familjen Latifi, ky është 52-vjeçari që humbi jetën pasi ra nga kati i tretë
Dje u raportua për një rast të rëndë të vdekjes në lagjen “Tjegullore” pranë Mega Market “Florenti” në Mitrovicë.
Personi që ka humbi jetën ra nga kati i tretë i shtëpisë së tij tri katëshe.
“Mitropol” ka mësuar se viktima është Bislim Latifi.
Lajmin për vdekjen e një personi e konfirmoi për “Veriu.info” edhe zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.
“Bëhet fjalë për vdekjen e një 52 vjeçari i cili ka rënë nga lartësia e katit të tretë të shtëpisë së tij në rrugën ‘Ismail Loshi’ në ora 15:13”, tha ai.