E dhimbshme për familjen Berisha, burri gjendet pa shenja jete në banesë
Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një familje në Gjakovë, ku një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Ganimete Berisha, 65-vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konfirmuar mjeku kujdestar.
E ndjera dyshohet se u gjet pa shenja në korridorin e banesës së saj, e shkak për këtë dyshohet të jetë sulmi në zemër.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke i hetuar rrethanat e rastit.
Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por të njëjtit s’kanë kthyer akoma përgjigje.