Lajme

E dhimbshme: Një person rrëzohet në vendin e punës në Ferizaj, dërgohet urgjent në QKUK

Një person në Ferizaj është rrëzuar në vendin e tij të punës.

Ngjarja ka ndodhur dje në Sojevë të Ferizajit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Personi në fjalë ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Njoftimi policor:

Sojevë, Ferizaj 14.01.2023 – 13:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar për deri sa ishte duke punuar është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.