Lajme

E dhimbshme: Mërgimtari nga Gjermania, Xhevdet Berisha, vdes pas aksidentit rrugës për Kosovë

Një bashkatdhetar ka ndërruar jetë pas një aksidenti gjatë rrugës për në Kosovë.

Ai ishte aksidentuar 10 kilometra afër pikës kufitare Merdarë.

FC Kosova Regensburg, përmes një njoftimi ka thënë se bëhet fjalë për Xhevdet Berishën.

Përmes një telegram ngushëllimi, FC Kosova Regensburg, thotë se Berisha ishte edhe dashamir dhe përkrahës i madh i këtij klubi.