Lajme

E dhimbshme: Ky është personi që dyshohet se kreu vetëvrasje

Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur dje pasdite në Suharekë, ku një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij.

Fakton mëson se viktima është Ardian Tafolli, 32-vjeçar, i cili dyshohet se i dha fund jetës së tij duke u varur në litar në tavanin e shtëpisë së tij.

Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës ndërsa vdekja e tij u konstatua nga mjekët në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë u dërgua ë Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe hapet rasti “Hetim I Vdekjes “.