E dhimbshme: Ky është mërgimtari 25-vjeçar që humbi jetën pas përplasjes së dy kamionëve në Itali
I riu shqiptar, Haris Shala, ka humbur jetën dje pas përplasjes së dy kamionëve në Itali.
Ai po udhëtonte me kamion drejt Modenës kur u përplas me një tjetër kamion në autostradën me vetëm një korsi, për shkak të një incidenti tjetër.
Shala ishte i njohur në qytetin e Pizës, ku prej disa kohësh ai punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit.
Familja Shala ishte goditur nga një tjetër humbje shumë e rëndë më 17 tetor 2021.
Kushëriri i Harisit, Besmiri, 29 vjeç, punëtor magazine, vdiq pasi u rrëzua nga skuteri i tij në rrethrrotullimin midis Pizës dhe San Xhulianos.