E dhimbshme: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht në vëndin e punës në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nikadin të Ferizajt, ku një person ka humbur jetën në vendin e tij të punës.
Gazeta Sinjali merr vesh se bëhet fjalë për të riun Shpresim Hyseni, i cili sipas informatave të para ishte vetëm 18 vjeç.
I ndjeri ishte punëtor i kompanisë Sela Impex, e cila e ka bazën në Nikadin të Ferizajt.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, i riu në Emergjencës është dërguar pa shenja jete. Aty mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në Ferizaj.
“Sot, rreth orës 15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellur pa shenja jete”.
“Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës në një fabrikë në fshatin Nikadin të Ferizajt”.
“Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore”, thuhet në njoftimin e Policisë për Gazetën Sinjali.
Gazeta Sinjali e ka kontaktuar edhe kompaninë ferizajase të prodhimit të mobiljeve – nga aty nuk kanë pranuar tash për tash të flasin për rastin duke thënë se “janë të shqetësuar”.
Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili rastin e ka cilësuar si “vdekje e dyshimt”.