Lajme

E dhimbshme: Ky është i riu nga familja Sopi, i cili humbi jetën nga aksidenti me fatalitet sot

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku për pasojë një 33-vjeçar ka humbur jetën

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në aksident ishin përfshirë një kamionetë dhe një veturë.

Sinjali mëson se personi që humbi jetën tragjikisht në këtë aksident është Osman Sopi.

Për humbjen e jetës së tij kanë shkruar edhe familjarët.

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Sot me datë 21.10.2024 ndërroi jetë më i dashuri jonë Osman Sopi. E lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë shpirtin e tij fisnik dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus! Ma thave krahun vlla”, shkruhet në njërin postim nga familjarët e viktimës.