E dhimbshme: Ky është burri që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Matiqan të Prishtinës, ku një burrë është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij. Akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur viktima, teksa Policia tashmë ka nisur hetimet për ndriçimin e rastit, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Shemsedin Drejtën, 85-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes. Pas ekzaminimeve për shenja vitale, u konstatua se i ndjeri kishte vdekur.
Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa në vendin e ngjarjes janë bërë ekzaminimet e nevojshme nga ekipet përkatëse.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia, si dhe është bërë e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i Vdekjes’.
“Rr. Enver Olluri, Matiqan 19.07.2023, 18:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”