Lajme

E dhimbshme: Ky është burri i cili humbi jetën në autostradë në Austri, la gruan dhe dy fëmijë

Në orët e pasdites së ditës së enjte më 10 nëntor, në një nga autostradat në periferi të Vjenës humbi jetën një 45 vjeçar nga Kosova.

Sipas informacioneve nga familja, i ndjeri është Burim Bacaliu nga fshati Kijevë, komuna e Malishevës.

Ai kishte më shumë se 25 vjet që jetonte e punonte në Vjenë të Austrisë.

I ndjeri la pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 12 vjeçe.