E dhimbshme: Ky është 68-vjeçari që u gjet pa shenja jete në veturën e tij në Gjakovë
Gazeta Sinjali sot raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në rrugën “Gasper Karaqi në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.
Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se viktima është Dyldyl Thaçi, 68 vjeçar.
Sipas informacioneve të para, akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka humbur jetën i moshuari.
Vdekjen e 67-vjeçarit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale e ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.
Ndërkohë kanë intervenuar edhe njësitet policore që kanë bërë ekzaminimet e nevojshme, teksa trupi i pajetë shumë shpejt pritet të tërhiqet për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet.