E dhimbshme: Ky është 52-vjeçari që i dha fund jetës, njoftoi Policinë paraprakisht
Në media u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Gjilan,ku një person është gjetur pa shenja jete te Penda e Livoçit. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, teksa sipas informacioneve të para, dyshohet për vetëvrasje.
Burimet bëjnë me dije se viktima është Remzi Ajeti, 52-vjeçar.
Sinjali mëson se i ndjeri para se të kryente aktin e rëndë, ka njoftuar Policinë se do të kryejë vetëvrasje.
Pasi njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur viktimën pa shenja jete, me ç’rast ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Sinjali/