E dhimbshme: Ky është 50 vjeçari nga Skenderaji që vdiq nga goditja e rrymës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gorazhdec të Pejës, ku një 50 vjeçar e ka humbur jetën kur ka në kontakt me rrymën, shkruan rajoni.org.
Rajoni.org mëson së viktima është Sylë Ramadani nga fshati Burojë e Skenderajt i cili kishte shkuar për t’u freskuar me ujë për shkak temperaturave të larta.
I njëjti kishte prekur me dorë një gjenerator, ku u godit nga rryma.
Rasti ka ndodhur në ambientet e një betonjere.
Varrimi i të ndjërit bëhet sot në ora 19:00 në varrezat e fshatit Burojë.