E dhimbshme: Kjo është 30-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Loxhë të Pejës
Agnesa Kastrati, rreth 30-vjeçare, është gruaja që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Loxhë të Pejës.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë, i cili bëri të ditur se nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.
Ndërsa edhe Spitali i Përgjithshem i Pejës ka bërë të ditur se personi tjetër është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.


